Home Opinione 30 vjet nga regjistrimi i gjeneratës së parë të studentëve shqiptarë nga Mali i Zi

30 vjet nga regjistrimi i gjeneratës së parë të studentëve shqiptarë nga Mali i Zi

0
30 vjet nga regjistrimi i gjeneratës së parë të studentëve shqiptarë nga Mali i Zi

Pranvera Shqiptare e vitit 1981 për popullin shqiptar të Kosovës, të Maqedonisë, të Serbisë e të Malit të Zi, e shkollarët në veçanti, shënoi fillimin e një kohë të rëndë e me kthesa të papritura. Pushtetarët serbo-malazezë nisën një fushatë të egër kundër historisë, gjuhës, kulturës e arsimit shqip. Programet mësimore të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, të Historisë dhe të cilësdo lëndë mësimore që kishte të bënte me kulturën dhe artinshqip u “spastruan” nga përmbajtjet e padurueshme me karakter kombëtar shqiptar të politikës jugosllave të atëhershme. Në mënyrën më mizore çdo gjë shqiptare po sulmohej.

Demonstratat e vitit 1980-1990 sollën ritëm të ri në jetën politike të shqiptarëve. Demonstratat ndonëse u cilësuan si kryengritje, në thelbin e tyre ishin paqësore. Por, shovenistët serb nuk mendonin ashtu. Ato u turrën si të tërbuar për t’i shuar kërkesat e drejta të shqiptarëve, me armë, helmime, përndjekje e burgje shumëvjeçare. Populli shqiptar u vu në lëvizje. Filloi një organizim gjithëpopullor, i cili kërkonte shkëputjen, tashmë, të domodsohme të shqiptarëve nga robëria sllave në përgjithësi.Sakrificat ishit të vështira e të mëdha! Pushteti i egër serb, i cili më vonë përfshiu të gjitha viset e banuara me popull shqiptar, nuk bëri gjë tjetër veçse e bashkoi kombin shqiptar në luftën për liri e Çlirim Kombëtar.

Vitet 1990/1991 u bënë edhe më të vështira për shqiptarët në përgjithësi e në veçanti për shqiptarët në Mal të Zi. U vështirësua sidomos vijimi i shkollimit të lartë. Studentët shqiptar nga Mali i Zi të cilët studionin në Universitetin e Prishtinës po përballëshin me shumë vështirësi e sakrifica. Kosova ishte në gjendje të jashtëzakonshme. Largimi nga puna i kuadrit arsimor në Kosovë dhe vazhdimi i mësimit nëpër objekte private  nuk ofronte siguri e kushte për vazhdimin normal të mësimit. Nga ana tjetër, për të shkuar në Kosovë duhej të kalohej nëpër një pjesë të Serbisë, e kjo përbënte rrezik sidomos për mmeshkujt që nuk e kishin kryer shërbimin ushtarak. Në postblloqet policore serbe të ngritura në Zubin Potok apo ndonjë vend tjetër studentet dhe jo vetëm ata, ndaloheshin e keqtrajtoheshin! I nxirrnin nga autobusi e i kërcenonin se do t’i dërgojnë me dhunë në shërbimin ushtarak, çka nënkuptonte edhe dërgimin në frontin e luftës! Kjo për të rinjët tanë dhe prindërit e tyre ishte e frikëshme dhe e papranueshme. Ekzistonte frika se këto të rinj do t’i braktisin studimet dhe do të marrin rrugën e mërgimit, plagë kjo që nuk u shërua asnjëherë e po vazhdon sot e kësaj dite. Në këto rrëthana të vështira politike ekzistone frika e ndërprerjës së një tradite të mirë të të mësuarit e të studiuarit shqip në Kosovë, pa përkrahjen e të cilës përmasat intelektualetë shqiptarëve në Mal të Zi do të ishte krejtësisht të vobekta. Dhe jo më kot, nxënësit dhe studentët shqiptarë nga Mali i Zi që u shkolluan në Kosovë e quajn Kosovën “djep i dijes dhe vetëdijes kombëtare”.

Duke u nisur nga rreziku që po i kanosej sidomos shkollimit të lartë në gjuhën shqipe, e në mënyrë që mos te na mbesin shkollat pa mësues, spitalet pa mjekë,ekonomia pa juristë, ekonomistë apo inxhinierë, një grup mësimdhënësish e aktivistësh nga radhet e Lidhjes Demokratike në Mal të Zi dhe pushtetit vendor në Ulqin, morën nismën për zgjedhjen e kësaj situate shumë të ndërlikuar e brengosëse. Falë angazhimit të kryetarit të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi dhe njëkohësisht kryetar i Komunës së Ulqinit, zotit Mehmet Bardhi dhe aktivistëve të tjerë u arritë që të vendosen kontaktet e para me Ministrinë e Arsimit të Republikës së Shqipërisë për regjistrimin e studentëve shqiptarë nga Mali i Zi në Universitetet e Shqipërisë. Kështu LDnëMZ-ja më shkresën nr. 148/16 korrik 1993, i dërgoi ministrit z. Xhezair Telitit “listën e kandidatëve të interesuar (shqiptarë) nga Mali i Zi për regjistrimin në vitin e parë në Universitetet e Shqipërisë në vitin akademik 1993/94, bazuar në dëshirat e tyre”. Lista përbëhej nga 46 të interesuar. Kësaj shkrese iu bashkangjit edhe lista e 16 kandidatëve që kishin shprehur dëshirën të vazhdojnë studimet në universitetet e Shqipërisë e më parë kanë kryer ndonjë vit në fakultetet gjegjëse në Kosovë. Sa ishin te vështira komunikimi dhe kontaktet më Republikën e Shqipërisë në atë kohë tregon fakti se të gjitha shkresat shkonin nëpër mes Ambasadës së Shqipërisë gjegjësisht të ngarkuarit me punë në Beograd z. Jenuz Begaj.Pa pritur shumë, më 21 korrik 1993, ministri Xhezair Teliti më shkresën nr. 3052 prot. Kryetarit të LDnëMZ-së, z.Mehmet Bardhi i dërgoi kuatat për pranimin e të rinjve shqiptarë nga Mali i Zi në vitet e para të shkollave të larta të Shqipërisë për vitin akademik 1993/94. Në këtë shkresë ndër të tjera thuhet: “Në përputhje me marrëveshjen për pranimin e studentëve shqiptarë të Malit të Zinë Universitetet tona dhe në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, po ju dërgojmë kuotat e pranimit… Pasi të përzgjedhjen (caktimin)e kandidatëve tuaj, do ta dërgoni në Ministrinë e Arsimit brenda datës 20 gusht 1993 listën emërore me gjenaralitetet e nëvojsme të personave…në përputhje me kuatat që ju kemi caktuar sipas universiteteve, fakulteteve dhe degëve që përmban lista jonë. Personat e caktuar duhet të vinë për t’u regjistruar në periudhën 15-30 shtator….”  Me këtë shkresë ministri Teliti sygjeroi që të formohet një komision i cili do të bënte pranimin e studentëve mbi bazën e suksesit të arritur në shkollën e mesme dhe kërkon: “Na njoftoni përbërjen e komisionit tuaj që do të merret me këtë veprimtari dhe adresën e tij, brenda datës 5 gusht 1993”. Sipas kësaj shkrese në Universitetin e Tiranës do të regjistrohen 21 student, në Universitetin Politeknik të Tiranës 3, në Universitetin Bujqësor të Tiranës 2, në Institutun e lart të Kulturës Fizike “Vojo Kushi” 2, në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër 21, dhe në Universitetin Politeknik të Korçës 1 ose gjithsej 50 studentë. Pa humbur kohë Kryesia e LDnëMZ-së në përputhje me marrëveshjen e arritur dhe duke u bazuar në shkresën e Ministrisë së Arsimit të Republikës së Shqipërisë, numër dhe datë si më lart, formoi Komisionin i cili do të merret me caktimin e studentëve për regjistrim dhe punës rreth kësaj veprimtarie, në përbërje; Ferit Kurti, kryetar, Shaban Peraj, Tahir Gjonbalaj, Pjetër Gorvokaj, Ali Daci, Ibrahim Ceka dhe Tahir Pereziqi, anëtarë. Brënda afatit të lënë LDnëMZ-ja me shkresën nr. 165/93-4 gusht 1993 njoftoi Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë për formimin e Komisionit dhe përbërjen e tij.Komisioni menjëherë shpalli konkurs për pranimin e studentave për regjistrim në Universitetet e Shqipërisë.Përzgjedhja e studentave u bë mbi bazën e suksesit ë arritur në shkollën e mesme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here