14.9 C
Tuzi
Saturday, October 5, 2024

CAMAJ ËSHTË PROPOZUAR PËR NËNKRYETAR TË KUVENDIT TË MALIT TË ZI

Deputetët Nikollë Camaj, Artan Çobi dhe Ilir Çapuni i kanë dërguar një letër kryetarit të Kuvendit Andrija Mandiq në të cilën propozojnë Nikollën Camaj për nënkryetar të Kuvendit të Malit të Zi. 

“Në bazë të nenit 18, pika 5, dhe nenit 19, paragrafi 3, të Rregullores së Kuvendit të Malit të Zi, për nënkryetar të Kuvendit të Malit të Zi, propozojmë deputetin Nikollë Camaj, nga Forumi Shqiptar, pra anëtarin e Lidhjes Demokratike Shqiptare,” thuhet në letrën e firmosur nga Camaj, Çobi dhe Çapuni. 

Camaj me profesion është profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe. 

Krahas përvojës 20 vjeçare të punës në profesion në gjimnazin e Tuzit, ka kryer veprimtari të ndryshme shoqërore dhe politike dhe për vite me radhë ka qenë i emëruar në poste të ndryshme. 

Ka qenë ndihmës sekretar për informim, pastaj kryetar i Kuvendit të komunës së Tuzit, drejtor i SHPK „Komunale“ – Tuz, si dhe këshilltar në komunën e Tuzit për disa vite. 

Camaj e ushtron detyrën e deputetit që nga 29 korriku 2023.  

Camaj ka qenë sekretar i partisë së parë shqiptare Lidhjes Demokratike në Mal të Zi e themeluar në shtator të vitit 1990 dhe kryetar i Lidhjes Demokratike Shqiptare, partisë i cilës sot është kryetar nderi.

Lajmet e fundit
Related news