
Sot u takova me ambasadoren e Shqipërisë, Sh. S. Zhaklina Peto.
Ambasadores i shpreha mirëseardhjen, duke theksuar se si dy vende mike që kanë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim të ngushtë, ndajmë vizion të përbashkët euroatlantik.
Gjatë takimit, u diskutua për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat e rëndësishme, veçanërisht në ekonomi, infrastrukturë, kulturë, turizëm dhe fusha të tjera.
Në fund të takimit, theksuam marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe midis Malit të Zi dhe Shqipërisë dhe u dakorduam që të vazhdohet bashkëpunimi në fushat me interes të përbashkët.
NGJ