Home Kryesore Zv.Kryeministri Gjeloshaj dhe Ministri Dukaj vizitë pune në Komunën e Gucisë

Zv.Kryeministri Gjeloshaj dhe Ministri Dukaj vizitë pune në Komunën e Gucisë

0
Zv.Kryeministri Gjeloshaj dhe Ministri Dukaj vizitë pune në Komunën e Gucisë

Zv.Kryeministri i Malit Zi, për politika ekonomike dhe Ministër i Zhvillimit ekonomik, Nik Gjeloshaj dhe Marash Dukaj, Minister i Administratës publike, vizituan Komunën e Gucisë.

Me këtë rast, Gjeloshaj e Dukaj zhvilluan takim zyrtar me drejtuesit e komunës së Gucisë, nga ku u diskutuan shumë çështje.

Zhvillimi i infrastrukturës lokale, do të jetë në fokus të Gjeloshajt dhe dikasterit që mbulon, por edhe avansimini i shërbimeve publike – përmes Dukajt.

Gucia, ka shumë potencial turistik, andaj zhvillimi i turizmit dhe bujqësisë është prioritet.

Gjithashtu, Gjeloshaj dhe Dukaj vizituan edhe shkollën tonë qëndrore, nga ku panë nga afer gjëndjen e shkollës dhe u zotuan se do të marrin gjitha inicijativat për renovimin e saj.

Vazhdojmë të punojmë edhe më shumë!


Alternativa Shqiptare Dega Guci