24.9 C
Tuzi
Saturday, July 27, 2024

Hulumtim i Institutit DAMAR: Alternativa Shqiptare, partia me e fortë shqiptare

Sipas një hulumtimi të institutit “Damar” i cili u zhvillua nga 16 deri më 23 maj, tregon se në rast se të gjitha partitë marrin pjesë në mënyrë të pavarur në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, ASH do të kishte mbështetjen më të madhe në korpusin politik shqiptar dhe do të fitonte 2.3 për qind të votave shqiptare.

Lëvizja Evropiane tani do të fitonte 22.8 për qind të votave. Për Partinë Demokratike të Socialistëve do të votonin 21.1 për qind e qytetarëve, ndërsa për Demokracinë e Re Serbe 7.7 për qind e qytetarëve. Mali i Zi Demokratik do të kishte 7 për qind të votave, Partia Boshnjake 6.7 për qind dhe Partia Popullore Demokratike do të kishte 6 për qind të të anketuarve.

Rezultatet e hulumtimit të lartpërmendur tregojnë gjithashtu se 44.8 për qind e qytetarëve me siguri do të votonin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, 27.9 për qind me siguri do të votonin, 13.5 për qind ishin të pavendosur, dhe 13.8 për qind e qytetarëve me siguri nuk do ta vizitonin vendvotimin.

Anëtarësimin e vendit tonë në aleancën NATO e mbështesin 53 për qind e qytetarëve të anketuar, 39,4 për qind janë të mendimit të kundërt dhe 7,6 për qind e qytetarëve janë të pavendosur”< thuhet në hulumtim.

Sipas këtij hulumtimi, 71,3 për qind e të anketuarve do të donin që Mali i Zi të ishte pjesë e Bashkimit Evropian, 6 për qind nuk kanë një qëndrim të qartë për këtë çështje, ndërsa 22,7 për qind e qytetarëve janë kundër anëtarësimit në BE.

Lajmet e fundit
Related news