22.9 C
Tuzi
Saturday, July 27, 2024

Karnevali Koret 2024 do të mbahet në Parkun e ri në Tuz nga 11.02 – 13.02.2024

Evenimenti kulturor dhe tradicional në Malësi »Karnevali Koret 2024» do të mbahet në Parkun e ri në Tuz nga 11.02-13.02.2024.

Siç mësohet nga Arton Gjokaj, kryetar i Shoqatës ”Karnevali Koret” aktiviteti do të mbahet sipas këtij programi:

1. 11.02.2024 në 13h – “Karnevali për fëmijë”

2. 11.02.2024 në 19h – “Mbrëmje argëtuese – Savjana Vjerdha”

3. 12.02.2024 në 19h – “Nata e saragave dhe verës”

4. 13.02.2024 në 18h – “Nata finale dhe koncert muzikor i NRG Band”

Këtë vite, gjatë mbrëmjeve të Karnevalit, do të organizohet edhe “Pazari i karnevaleve” në Parkun e ri të Tuzit.

Në karnevalin e Tuzit, tashmë rregullisht marrin pjesë ekipet mysafire nga qytete të tjera të Malit të Zi dhe rajoni, gjë që i jep këtij manifestimi një karakter më të gjerë rajonal. Andaj, edhe sivjet pritet një eveniment i bukur kulturor që do të mbledh një numër të madh qytetarësh nga qytete të ndryshme të Malit të Zi dhe rajoni.

Lajmet e fundit
Related news