Home Kryesore Presidenti Millatoviq, ka shpallur zgjedhjet lokale në Guci dhe në Kotorr

Presidenti Millatoviq, ka shpallur zgjedhjet lokale në Guci dhe në Kotorr

0
Presidenti Millatoviq, ka shpallur zgjedhjet lokale në Guci dhe në Kotorr

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka sjellë vendim për shpalljen e zgjedhjeve në komunat e Gucisë dhe Kotorrit.

Sipas vendimit, zgjedhjet në komunën e Gucisë do të mbahen më 15 shtator 2024, ndërsa në komunën e Kotorrit më 29 shtator 2024.

“Me caktimin e datës së zgjedhjeve, përveç afateve të përcaktuara ligjore, Presidenti ka pasur parasysh domosdoshmërinë e sigurimit të zbatimit cilësor të procesit zgjedhor, në veçanti kontekstin e kohëzgjatjes pa pengesa të sezonit turistik, thuhet në kumtesën nga kabineti i presidentit, Jakov Millatoviq.