Sipas të dhënave të publikuara nga metodologu Millosh Beshiq në rrjetin X, Forumi Shqiptar ka mbështetjen më të madhe nga të gjitha subjektet shqiptare në Mal të Zi, me 2.8 që është përqindje mbi pragun e caktuar për pakicat.
Nik Gjeloshaj deklaroi se ky hulumtim tregon se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare Forumi Shqiptar do të fitojë 3 deputetë.
Mbështetja, çdo ditë më e madhe, është obligim dhe përgjegjësi shtesë për Forumin shqiptar, tha Gjeloshaj.