Transporti publik në Komunën e Ulqinit është një temë delikate por me rëndësi shumë të madhe. Më qëllim të përmirësimit të kualitetit të jetesës së qytetarëve si dhe uljes së mbingarkimit të komunikacionit por edhe rritjes së ofertës turistike, Komuna e Ulqinit angazhon konzorcijumin e Universitetit të Beogradit-Fakultetit të Komunikacionit dhe sh.p.k. Public Transport Consult.
Këto kontraktorë së bashku me Komunën e Ulqinit do të realizojnë studime, ndër të tjera këto studime do të përmbajnë: analizën e faktorëve socio-ekonomik dhe strukturës demografike, analizë për efikasitetin e projektit, sa do të kushtojë implementimi i një transporti të mirëfilltë publik, sa do të jetë i qëndrueshëm, modelet e ndryshme e menaxhimit (hapja e një sh.p.k të re apo angazhimi i firmave private) dhe shumë analiza të tjera.
“Uroj që këto studime do të realizohen sa më shpejtë me sukses dhe jam i sigurt që Ulqini në të ardhmen do të ketë një transport publik të mirëfilltë, efikas”, tha kryetari i Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari.