Home Lajme Logoja për regjistrimin e popullësisë edhe në gjuhën shqipe

Logoja për regjistrimin e popullësisë edhe në gjuhën shqipe

0
Logoja për regjistrimin e popullësisë edhe në gjuhën shqipe

Administrata e Statistikave pranoi propozimin e Ministrisë së Financave si organ që mbikëqyr ligjshmërinë dhe efektivitetin e punës së administratës, në pjesën e plotësimit të logos së regjistrimit, dhe në përputhje me kërkesën e kryetarit të komisionit të regjistrimit të komunës së Tuzit.

Propozimi i amendamentit i referohet shtimit të fjalës “regjistrimi”, në gjuhën shqipe në logon ekzistuese.

“Në këtë mënyrë të gjithë kontribuojmë për harmoninë multietnike dhe vlerat qytetare në vend, të gjitha me qëllim të realizimit të suksesshëm të regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave në vitin 2023”, theksuan nga Monstat-i.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here