Home Kryesore Gjelaj nënshkruan memorandum bashkëpunimi për renovimin e shkollës fillore në Skorraq

Gjelaj nënshkruan memorandum bashkëpunimi për renovimin e shkollës fillore në Skorraq

0
Gjelaj nënshkruan memorandum bashkëpunimi për renovimin e shkollës fillore në Skorraq

Sot kam nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me ministren e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Andjela Jakshiq Stojanovic.
Ky memorandum përqendrohet në renovimin e shkollës fillore “Jedinstvo” në Skorraq.

Sipas memorandumit, Komuna e Tuzit, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, dhe Bashkësia Lokale do të investojnë rreth 126,000 euro në këtë projekt. Ky investim do të përfshijë rregullimin e hapësirave shkollore, në mënyrë që nxënësit dhe stafi arsimor të kenë kushte optimale për realizimin e mësimit.

Kryetari i Komunës së Tuzit
Lindon Gjelaj