27.9 C
Tuzi
Friday, April 17, 2026

Dokumentari “Narhelmi – fshati piktoresk i bashkëjetesës” më 17 prill në QKI Malësia

Qendra Kulturore Informative Malësia në Tuz do të mirëpresë shfaqjen e filmit dokumentar “Narhelmi – fshati piktoresk i bashkëjetesës”.

Filmi është realizuar me ide dhe regji të Mark Pashkut Lucgjonaj, ndërsa kamera dhe montazhi janë punuar nga Husein Palaj (Ceno Rrogathi), duke krijuar një rrëfim vizual të ndjeshëm dhe autentik, që pasqyron vlerat kulturore, njerëzore dhe shoqërore të këtij fshati piktoresk.

Shfaqja do të mbahet të premten, më 17 prill 2026, duke filluar nga ora 20:00, në ambientet e QKI Malësia në Tuz.

Lajmet e fundit
Related news