14.4 C
Tuzi
Saturday, April 27, 2024

Artan Çobi deputet i Forumit Shqiptar në Kuvendin e Malit të Zi

KSHZ-ja konfirmoi mandatet e deputetëve të rinj, pasi Kuvendi konstatoi dorëheqjet e paraardhësve të tyre për shkak të papajtueshmërisë së funksioneve.

Deputeti i Forumit Shqiptar që do të ulet në karrigen e Kuvendit në vend të Nik Gjeloshaj është zv.kryetari i ASH-së Artan Çobi.

Në rrjetet sociale deputeti Çobi shkruan: „Nga dita e sotme kam marrë detyrën e deputetit në Kuvendin e Malit të Zi, si përfaqësues i Forumit Shqiptar. Kjo detyrë është një nder për mua, por edhe përgjegjësi dhe obligim i madh për të realizuar qëllimet tona për përsmirësimin e kushteve për shqiptarët në Mal të Zi.

Nuk mund të theksohet sa duhet se sa e rëndësishme është për ne që të menjanojmë pengesat e shumta dhe të punojmë për të çuar përpara investimet aq të pritura nga komuniteti ynë në të gjithë vendin. Me këtë rast dua të falenderoj përzemërsisht të gjithë ata që më kanë përkrahur në këtë rrugë, si mua personalisht ashtu edhe Forumin Shqiptar, me shpresë dhe vendomëri se do të jap maksimumin për të merituar besimin e tyre. Duke qenë se jemi pjesë e qeverisë aktuale, në periudhën në vazhdim pres nga ju sugjerime dhe rekomandime dashamirëse për të qenë sa më i njoftuar për nevojet emergjente të shqiptarëve në Mal të Zi, dhe së bashku të kontribuojmë në zgjidhjen e problemeve dhe realizimin e investimeve,“ deklaroi Çobi.

Lajmet e fundit
Related news