18.9 C
Tuzi
Tuesday, April 14, 2026

Nis në Tiranë Samiti i IV i Diasporës, Presidenti Begaj dekoron disa personalitete

Në Tiranë ka nisur sot Samiti i Diasporës, i cili do të zhvillohet për 3 ditë rresht dhe bashkon personalitete nga diaspora, politika, ekonomia, shkenca dhe arti, me synimin për të forcuar lidhjet mes shqiptarëve kudo në botë. Në fjalën hapëse, Presidenti Bajram Begaj theksoi se sot ‘kur flasim për Diasporën shqiptare, flasim për ndikim global.

Më tej, shumë personalitete të njohura të Diasporës shqiptare u dekoruan me Urdhra të ndryshëm nga Presidenti Begaj.

Në ditën e dytë të punimeve të samitit janë parashikuar 9 panele diskutimi me tematika të ndryshme që nga demokracia, vota e diasporës, biznesi, inovacioni, shëndetësia e sporti. Folës kryesor do të jetë kryeministri Rama dhe Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha.

Edhe në ditën e tretë të punimeve do të organizohen 9 panele të tjera diskutimesh me fokus tek integrimi europian, bota arbëreshe, riatdhesimi dhe identiteti kombëtar.

Lajmet e fundit
Related news