Home Sport Akil Gjakova fiton Medaljen e Artë në Kampionatin Evropian

Akil Gjakova fiton Medaljen e Artë në Kampionatin Evropian

0
Akil Gjakova fiton Medaljen e Artë në Kampionatin Evropian

Akil Gjakova ka fituar Medaljen e Artë në Kampionatin Evropian të Hapur të xhudos në Prishtinë.

Xhudisti kosovar ka arritur ta mposhtë italianin, Manuel Lombardo. Kjo ishte medalja e katërt e Kosovës në garat e organizuara në Prishtinë, por e vetmja e artë. 

Paraprakisht Dardan Cena, Nora Gjakova e Distria Krasniqi kanë fituar medaljet e bronzta.

Medaljen e artë për xhudistin Akil Gjakova e ka ndarë kryeministri i vendit, Albin Kurti. Pjesë e këtij aktiviteti ka qenë edhe presidentja Vjosa Osmani, e cila ka ndarë medaljet për xhudistet, teksa të pranishëm kanë qenë edhe ministra të kabinetit qeveritar, ambasadori amerikan, Jefrrey Hovenier dhe ambasadorë tjerë të akredituar në vendin tonë si dhe liderë të partive opozitare.

Do theksuar se krahas medaljes së artë Akil Gjakova është shpërblyer me çekun në vlerë 55 mijë euro. Për medaljet e argjenda garuesit janë shpërblyer nga Federata Evropiane e Xhudos me nga 35 mijë euro, derisa për medaljet e bronzta me nga 20 mijë euro.