Home Kryesore E mundshme zgjatja e regjistrimit të popullsisë edhe 10 ditë

E mundshme zgjatja e regjistrimit të popullsisë edhe 10 ditë

0
E mundshme zgjatja e regjistrimit të popullsisë edhe 10 ditë

Monstat propozoi që regjistrimi i popullsisë të zgjatet për shtatë ditë ndërsa në takimin e kryeministrit Milojko Spajiq dhe përfaqësuesve të këshillave kombëtare u diskutua për një zgjatje dhjetëditore. 

Kështu tha drejtori i Monstat, Mirosllav Pejoviq. 

“Ne besojmë se bashkëqytetarët tanë që jetojnë në të gjithë botën do të kenë mundësinë të vijnë në 10, 15 ditët e ardhshme dhe të bëjnë regjistrimin e popullsisë. Thjesht, regjistrimi është një pamje e situatës aktuale, për të ditur se sa qytetarë jetojnë në Malin e Zi dhe sa është diaspora jonë atje, pasi e dimë që diaspora është një kategori e pamatshme”, tha Pejoviq. 

Përfaqësuesja e Monstat, Snezhana Remikoviq tha më herët se regjistruesit në disa zona rurale, kryesisht në veri të Malit të Zi, punojnë në kushte të vështira. 

Në disa komuna nuk ka regjistrues të mjaftueshëm, dhe sipas Pejoviqit, disa instruktorë do të shkojnë në komuna të tjera në mënyrë që procesi të mund të përfundojë në mënyrë adekuate.