Sot jam takuar me ambasadorin e Republikës së Turqisë në Mal të Zi, Sh.T. Barış Kalkavan.
Ambasadori Kalkavan më përgëzoi për detyrën e re dhe më uroi fat në realizimin e projekteve zhvillimore.
Ambasadorin e informova me qëllimet, nismat dhe programin zhvillimor të Malit të Zi, gjë e cila u shfaq edhe në adresimin qeveritar të kryeministrit, duke e promovuar Malin e Zi si destinacionin më të mirë për investime.
Theksova se Mali i Zi dhe Turqia, përmes marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe, kanë hapësirë për bashkëpunim të fortë në fushën e turizmit, kulturës, investimeve, ekonomisë, inovacionit e shumë të tjera.
Me bashkëpunimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të mundshme nga shteti ynë mik, Turqia, Mali i Zi mund të forcojë pozicionin e tij në skenën ndërkombëtare dhe të veprojë për të ngritur standardin e jetesës së të gjithë qytetarëve. Me projekte të mëdha infrastrukturore dhe investime kapitale të qëlluara, vendi ynë mund të arrijë standardet më të larta evropiane dhe të bëhet model për të gjithë rajonin.
Diskutuam tema me interes të përbashkët në fushën e investimeve, shkëmbimit të përvojave dhe bashkëpunimit të ndërsjellë në projekte zhvillimore.
Nik Gjeloshaj