Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq ka biseduar me kryetarët e komunave për regjistrimin e ardhshëm të popullsisë.
Është e rëndësishme që çështja e kryerjes së regjistrimit të zgjidhet me konsensusin më të gjerë të mundshëm, që të merren të dhëna relevante për zhvillimin e mëtejshëm të Malit të Zi, tha kryeministri Milojko Spajiq pas bisedës me krerët e komunave, të cilët janë edhe kryetarë të komisioneve komunale të regjistrimit.
Spajiq ka thënë se Qeveria dhe ai personalisht kanë vullnet të që t’i plotësojë të gjitha kërkesat konstruktive dhe qëllimmira.
Përfaqësuesit e komunave shprehën qëndrim pozitiv ndaj gatishmërisë së Qeverisë për të kontribuar në zgjidhjen e problemit në komunikim të drejtpërdrejtë me vetëqeverisjet lokale dhe e informuan kryeministrin për aktivitetet e ndërmarra për realizimin e regjistrimit në periudhën e planifikuar.