17.9 C
Tuzi
Thursday, May 2, 2024

Markoviq: Pozitive që shqiptarët janë në qeveri

Megjithëse është e mirë që Mali i Zi më në fund ka fituar qeverinë, çështja është aftësia për t’a rikthyer në kursin evropian, deklaroi ish -kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, duke shtuar se duhet ti jepet mundësia Kryeministrit Millojko Spajiq për të zbatuar Agjenden Evropiane, megjithë pengesat, e cila i ka edhe në planin e politikës së brendshme edhe të jashtme.

Është mesazh i keq, që në qeverinë e re nuk janë përfaqësuesit e të gjitha popujve pakicë, sepse ata janë indi i Malit të Zi, por është e mirë që një pjesë e partive shqiptare janë pjesë e qeverisë, theksoi Markoviq.

Markoviq tha se rrethanat kanë ndryshuar dhe beson se, nëse Mali i Zi do jetë i rrezikuar dhe më tej shkon në shkatërrim, ata nuk do të qëndrojnë dhe ti mbajnë për dore, ata që udhëheqin Malin e Zi në atë drejtim. Kështu që unë nuk mendoj se kjo është e keqe, por që mund të jetë e dobishme.

Lajmet e fundit
Related news