Ministri i administratës publike, Marash Dukaj deklaroi sot se janë krijuar parakushtet që Komisioni Evropian të financojë dhe të përkrah procesin e reformës së administratës publike përmes përkrahjes buxhetore sektoriale, vlera e të cilit është afër 20 milion euro.
Dukaj këtë e tha në Konferencën e nivelit të lartë, “Inicimi i principeve të reviduara të administratës publike”, të organizuar në Paris. Ai, siç thuhet nga ky resor qeveritar, në fjalën hyrëse shprehu kënaqësi që si ministër në qeverinë e 44-të merr pjesë në këtë konferencë shumë të rëndësishme. Ministri Dukaj theksoi se vizioni i reformës strategjike i administratës publike, 2022- 2026 është drejtoria publike profesionale, e cila në mënyrë kualitative do të ofrojë shërbime dhe do të ketë kapacitete adekuate për bashkangjitje në Bashkimin Evropian.
Ministri Dukaj tha se përmes Raportit për Zbatimin e Strategjisë për Reformën e Administratës Publike është konstatuar se administrata publike në Mal të Zi ka bërë progres në reformën e administratës publike, veçanërisht përmes aspiratës për krijimin e kornizës legjislative të harmonizuar me rregulloret evropiane.
“Dëshirojmë të theksojmë këtu se Ministria e Administratës Publike ka përgatitur Projektligjin për Qeverinë, të cilin e kemi dërguar për mendim në KE dhe e kemi koordinuar me Komisionin e Venecias për të marrë tekstin sa më të mirë të kësaj zgjidhjeje ligjore. Besojmë se në periudhën e ardhshme do të mund të llogarisim në mbështetjen e fuqishme të partnerëve tanë evropianë”, tha Dukaj.