14.9 C
Tuzi
Thursday, May 2, 2024

Camaj: Kushdo që ndan pikëpamjet tona është i pranueshëm

Deputeti i Forumit Shqiptar, Nikollë Camaj, tha se kushdo që ndan pikëpamjet e tyre për Evropën, NATO-n, fqinjët, Kosovën dhe sanksionet ndaj Rusisë do të jetë i pranueshëm për ta.

“Besa ose është atje ose jo, dhe këtë e vlerësojnë edhe miqtë tanë ndërkombëtarë… Kush e respekton do ta ketë mik këtu. Kush nuk e respekton, nuk ka çfarë të kërkojë me ne”, ka deklaruar Camaj.

Ai tha gjithashtu se Qeveria e 44-të nuk do ta ketë të vështirë të jetë “më europianja, vetëm nëse do”.

“Nuk e kemi pasur të lehtë ta përkrahim Millo Gjukanoviqin në vitin 1997, por ajo mbështetje jo se nuk është keqpërdorur kundër nesh, por edhe ndaj vendit tonë, por në favor të individëve”, ka theksuar Camaj.

Camaj, duke iu përgjigjur deputetit të PDS-së, Nermin Abdiq, tha se PDS-ja e identifikon vendin me vetveten. 

„Ne ju dhamë mundësinë që ta ndërtoni si shtet civil, por ju iu përkushtuat aktiviteteve të tjera, sepse jeni aty ku jeni, nuk ju faj askush, por politika juaj”, tha Camaj. 

Ai theksoi se nuk i ndan njerëzit në çetnik dhe partizanë, por kur jemi aty, gjithmonë kam thënë: “Më mirë të jem me çetnik sesa me hajdutë”. 

Deputeti Camaj theksoi se shqiptarët i kanë interesat e veta nacionale, dhe në këtë mënyrë ata duan që në Mal të Zi, të jetojnë sa më mirë, të jënë të kyçur, të integruar, duke ruajtur identitetin e vet dhe duke ruajtur historinë, që të krijojnë kushtet që njerëzit tonë të jetojnë këtu dhe të mos largohen nga këtu, pasiqë fal politikës së 30 viteve të fundit, dy të tretat e Malësisë i kemi në Shtet e Bashkuara të Amerikës./TvBoin/

Lajmet e fundit
Related news