32.9 C
Tuzi
Wednesday, June 18, 2025

Teknologjia si urë bashkëpunimi – Ministrat Marash Dukaj dhe Blendi Gonxhe takohen në Tuz

Ministri i Administratës Publike të Malit të Zi, z. Marash Dukaj, priti në Tuz Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë, z. Blendi Gonxhe, në një takim miqësor dhe të frytshëm.

Gjatë takimit, u diskutua gjerësisht mbi forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushat e inovacionit, digjitalizimit dhe mbrojtjes kibernetike, me theks të veçantë në krijimin e urave të reja për zhvillim teknologjik dhe integrim evropian.

Ministri Dukaj theksoi se rruga drejt Bashkimit Evropian kalon përmes teknologjisë moderne dhe një vizioni të përbashkët rajonal, ndërsa ministri Gonxhe nënvizoi rëndësinë e ndarjes së përvojave dhe projekteve inovative që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimeve për qytetarët.

Takimi vuri në pah vullnetin e përbashkët për të ndërtuar partneritete afatgjata në dobi të administratave moderne dhe qytetarëve të të dy vendeve.

Lajmet e fundit
Related news