32.9 C
Tuzi
Wednesday, June 18, 2025

Përzgjidhet projekti fitues për monumentin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në Ulqin

Shpallen fituesit e konkursit ndërkombëtar për monumentin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeu në Ulqin

Komuna e Ulqinit ka përmbyllur me sukses konkursin ndërkombëtar për përzgjedhjen e zgjidhjes ideore të monumentit të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Në këtë konkurs kanë marrë pjesë 17 punime nga autorë të ndryshëm, të cilat kanë përmbushur të gjitha kushtet e përcaktuara në shpalljen e konkursit.

Të gjitha punimet janë shqyrtuar dhe vlerësuar me përkushtim nga një komision profesional vlerësues në përbërje:

Prof. Gazmend Leka, piktor
Prof. Adem Rusinovci, skulptor
Prof. Dejan Duraković, skulptor
Prof. Muhamet Mala, historian
Gazmir Pulti, arkitekt

Në bazë të kritereve të përcaktuara në detyrën projektuese, komisioni ka shpallur punimet fituese si më poshtë:

Vendi i parë: Shifra 2030 – autor Sabri Behramaj
Vendi i dytë: Shifra 54 – autor Vasil Rakaj
Vendi i tretë: Shifra PHOENIX – autor Agron Ujkashi

Komuna e Ulqinit falënderon të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e tyre krijues dhe profesional në këtë proces të rëndësishëm për identitetin kulturor dhe historik të qytetit tonë.

Komuna e Ulqinit

Lajmet e fundit
Related news