14.9 C
Tuzi
Thursday, May 2, 2024

Gjelaj: Do të ankohemi në UEFA dhe FIFA për shovinizmin që bëhët kundër shqiptarëve

Nga zyra e kryetarit të Komunës së Tuzit, Lindon Gjelajt, kanë bërë të ditur se klubi i futbollit Deçiqi ka disa vite që është shënjestër e sulmeve nacionaliste dhe shoviniste, dhe si rezultat i mosveprimit të duhur nga ana e Federatës së Futbollit të Malit të Zi, ata do ti propozojnë udhëheqësisë së klubit që të ankohen te UEFA dhe FIFA. 

Zyra e kryetarit të Komunës së Tuzit thekson se Komisioni Disiplinor i Federatë së Futbollit me vendimet e tij “tregoi se e inkurajon drejtpërdrejt këtë lloj sjelljeje”.

“Dhe në vend që, pas disa skandaleve të ngjashme, FSCG-ja (Federata e Futbollit e Malit të Zi) të tregojë me vendosmëri zero tolerancë ndaj racizmit, që është tendencë e vetë UEFA-s përmes fushatës “Say no to racism”, Komisioni Disiplinor me vendimet e tij tregoi se inkurajon drejtpërdrejt këtë lloj sjellje që nuk i shërben nderit as shtetit dhe as sportit në përgjithësi”, thuhet nga Komuna e Tuzit. 

Në reagim thuhet se do të ankohen në UEFA edhe në FIFA.

“Si kryetar i Komunës së Tuzit, që është themeluese e KF Deçiqi, do të inicioj një takim me udhëheqësinë e klubit dhe koalicionin qeverisës për mundësinë e tërheqjes së klubit tonë nga Liga, sepse në vend të duartrokitjeve për sjellje korrekte të tifozëve tanë dhe përformancën sportive e treguar nga lojtarët në fushë, KF Deçiqi tash e disa vite është shënjestër e sulmeve më të ulëta nacionaliste dhe shoviniste. 

Do t’i drejtohemi EUEFA-s dhe FIFA-s me propozimin të suspendimit dhe marrjes së masave të duhura kunder FSCG  për 

mbështetje të racizmit dhe shovinizmit, urrejtje në baza kombëtare ndaj shqiptarëve, e cila manifestohet në vazhdimësi dhe që FSCG nuk i dënon në përputhje me rregulloren disiplinore”, përfundon deklarata.

Lajmet e fundit
Related news