16.9 C
Tuzi
Thursday, May 2, 2024

Dukaj: Ftojmë Komisionin Disiplinor të bëjë punën e tij sipas ligjit dhe Federatën e Futbollit të shqyrtojë punën e Komisionit Disiplinor

Vendimi i Komisionit Disiplinor që klubin, tifozët e të cilit kanë shkaktuar vazhdimisht incidente në ndeshjen Deçiq – Buduqnost ta dënoj vetëm me para, dhe jo me heqjen e pikëve, siç parashikohet, nuk çon në zgjidhjen e problemit, tha ministri i administratës publike Marash Dukaj.

Ai ftoi Komisionin Disiplinor të bëjë punën e tij sipas ligjit dhe Federatën e Futbollit të shqyrtojë punën e Komisionit Disiplinor.

Dhuna dhe provokimet nuk duhet të kenë vend në garat sportive. Të gjitha segmentet përkatëse të shoqërisë duhet të bëjnë përpjekje. Por askush nuk mund të bëjë asgjë nëse ai që është përgjegjës i parë – dhe ai është Komisioni Disiplinor i FFMZ i fsheh problemet nën tapet- tha Dukaj.

Lajmet e fundit
Related news