20.9 C
Tuzi
Wednesday, May 1, 2024

Gegaj merr titullin Ambasador i Paqes

Deputetit shumëvjeçar dhe ish-kryetarit të Komunës së Tuzit, Nikollë Gegaj, organizata Univerzal Peace Media (Federata e Paqes Universale) ia dorëzoi çmimin, përkatësisht titullin Ambasador i Paqes, për meritat e tij në promovimin e paqen, harmoninë ndëretnike dhe ndërfetare, si dhe për punë humane.

Të njëjtën mirënjohje sot ka marrë edhe kryetari i Malësisë së Madhe Tonin Marinaj. Çmimet u ndanë në komunën e Malësisë së Madhe.

Titulli i ambasadorit të paqes është mirënjohja më e lartë që jep kjo organizatë ndërkombëtare.

Përkatësisht, është një organizatë që avokon për ruajtjen e paqes në botë, që merret me aksione dhe projekte humanitare në mbarë botën.

Lajmet e fundit
Related news