12.9 C
Tuzi
Friday, May 3, 2024

Beçiq-Hoxha: Forcim i bashkëpunimit me vendet fqinje

Suksesi i Malit të Zi në rrugën evropiane do të sjellë përfitime për Kosovën dhe gjithë Ballkanin Perëndimor, jo vetëm në nivelin e shkëmbimit të përvojave, por edhe sepse nga kjo pozitë, Mal i Zi do të mund të ndihmojë më lehtë fqinjët e saj, tha ambasadorja e Kosovës, Arijana Zherka Hoxha gjatë takimit të sotëm me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi Aleksa Beçiq. Gjatë takimit, siç u njoftua, ambasadorja theksoi lidhjet historike, politike dhe njerëzore midis qytetarëve që lidhin Malin e Zi dhe Kosovën, dhe shprehu falënderim vendit tonë për mbështetjen në shumë procese integrimi dhe reformash.

Beçiq gjatë takimit ka konfirmuar vendosmërinë 100% të Malit të Zi për rrugëb pro-evropiane dhe pro-perëndimore, duke theksuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit me vendet fqinje.

Lajmet e fundit
Related news