16.9 C
Tuzi
Thursday, May 2, 2024

Gjeloshaj – Reinke: Bashkëpunim më i mirë për më shumë investime nga SHBA

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik Nik Gjeloshaj u takua me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.S. Judy Rising Reinke.

Në takim u bisedua për ngjarjet aktuale politike dhe sfidat që e presin Qeverinë e 44-të të Malit të Zi.

Ambasadorja Reinke i uroi sukses zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Zhvillimit Ekonomik Gjeloshaj në përmbushjen e obligimeve të Qeverisë në zbatimin e reformave të nevojshme për anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik Gjeloshaj theksoi se Qeveria e Malit të Zi është tërësisht euroatlantike dhe proamerikane dhe do të veprojë plotësisht në atë kapacitet për të mbetur një partner i besueshëm në NATO dhe një anëtar proaktiv i ardhshëm i Bashkimit Evropian.

Zëvendëskryeministri Nik Gjeloshaj ceki rëndësinë e investimeve nga SHBA dhe theksoi se do të punojë ngushtë me Ambasadën Amerikane në Mal të Zi për rritjen e investimeve dhe pranisë së kompanive amerikane në vendin tonë.

Lajmet e fundit
Related news