12.9 C
Tuzi
Friday, May 3, 2024

Zv.Kryeministri Gjeloshaj i ftuar në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Malit të Zi për politikën ekonomike, Nik Gjeloshaj, është ftuar në Uashington për të marrë pjesë, së bashku me bashkëshorten e tij, në Mëngjesin e Lutjeve që do të zhvillohet më 31 janar dhe 1 shkurt 2024.

Në ftesë, theksohet se pjesëmarrja e tij do të jetë një mundësi për ndërtimin dhe forcimin e lidhjeve personale dhe ndërshtetërore midis Malit të Zi dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pjesëmarrja në Mëngjesin e Lutjeve do të jetë rasti për një sërë takimesh dy-palëshe me udhëheqësit e qeverive dhe shteteve, përfaqësuesit e Kongresit amerikan, Departamentit të Shtetit dhe me tjerë pjesëmarrës në këtë tubim prestigjioz.

Zëvendëskryeministri Gjeloshaj mori pjesë edhe vitin e kaluar në këtë tubim tradicional në Uashington.

“Jam i nderuar që për dy vitet e radhës të marr pjesë në tubimin e udhëheqësve të qeverive dhe shteteve nga mbi 140 vende të botës. Ky do të jetë një rast për të konfirmuar dhe përforcuar partneritetin tonë me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët evroatlantikë të Malit të Zi”, tha zëvendëskryeministri./Malësia.ME/

Lajmet e fundit
Related news