Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, është ftuar në Mëngjesin Nacional të Lutjes që do të organizohet në Uashington më 31 janar dhe 1 shkurt 2024.
Dukaj theksoi se miqësia e palëkundur me SHBA është një nga krenaritë tona si komb, e une jam i lumtur që kam nderin të jem i ftuar në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington.
Kjo nuk është një ftesë vetëm për mua, por për Alternativën Shqiptare dhe shqiptarët që sytë e zemrat i kanë nga SHBA dhe si të vetmen rrugë shohin atë Euroatlantike.
Por jo vetëm kaq, pasi kjo është një ftesë edhe për Malin e Zi, rruga e të cilit është padyshim Perëndimi dhe aleanca e palëkundur me SHBA, deklaroi Dukaj.