Gjatë vizitës zyrtare në Hungari, Zëvendëskryeministri për politikën ekonomike dhe ministër i zhvillimit ekonomik, z. Nik Gjeloshaj, zhvilloi sot një takim produktiv dhe me perspektivë me ministrin e ekonomisë kombëtare të Hungarisë, Márton Nagy, duke konfirmuar marrëdhëniet e forta dhe miqësore midis dy vendeve.
Bisedimet u përqendruan në forcimin e bashkëpunimit ekonomik, zhvillimin e projekteve të përbashkëta dhe mbështetjen për rrugën e Malit të Zi drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.
Ministri Gjeloshaj shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Hungaria i jep procesit të integrimit evropian të Malit të Zi.
“Mali i Zi e vlerëson partneritetin strategjik me Hungarinë, dhe marrëdhëniet tona ekonomike shërbejnë si model i bashkëpunimit konstruktiv rajonal,” theksoi Gjeloshaj.