Komisioni i Venecias, në seancën plenare të mbajtur javën e kaluar, miratoi Opinionin për Draftin e përditësuar të Ligjit për Qeverinë.
Ministri i administratës Publike, Marash Dukaj e përshëndeti vlerësimin e Komisionit të Venecias dhe theksoj posaçërisht kënaqësinë për dialogun që kanë pasur gjatë këtij procesi të rëndësishëm legjislativ. MAP ka dëshmuar potencialin e saj për të zbatuar mendimet ekspertësh të Komisionit dhe për të ndjekur nevojat demokratike të vendit tonë.
Komisioni i Venecias ka vlerësuar pozitivisht faktin që Mali i Zi ka marrë parasysh shumicën e rekomandimeve kyçe nga opinionet e mëparshme dhe ka përshëndetur ndryshimet e propozuara në dokument krahasuar me Draftin e vitit 2023.
Kemi marrë disa udhëzime shtesë, të cilat do t’i shqyrtojmë me kujdes në përputhje me kuadrin kushtetues, politik dhe juridik.
Janë përshëndetur posaçërisht zgjidhjet që kanë të bëjnë me kontrollet e integritetit të funksionarëve, të cilat janë në përputhje me rekomandimet e GRECO-s dhe janë përfshirë në tekstin e ligjit. Ndajmë bindjen me Komisionin e Venecias se ky mekanizëm do të kontribuojë më tej në forcimin e besimit të qytetarëve në institucione.
Ky ligj paraqet një hap të rëndësishëm në rrugën tonë drejt modernizimit, transparencës dhe forcimit të institucioneve të pushtetit ekzekutiv dhe të sistemit politik në tërësi, deklaroi Dukaj.