Home Kryesore Varheli: Mali i Zi në fazën përfundimtare të negociatave të anëtarësimit në BE

Varheli: Mali i Zi në fazën përfundimtare të negociatave të anëtarësimit në BE

0
Varheli: Mali i Zi në fazën përfundimtare të negociatave të anëtarësimit në BE

Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheli shpreson se konferenca ndërqeveritare në muajin qershor do ta sjellë Malin e Zi në fazën përfundimtare të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

Ai theksoi se vendi është në fazën finale të bisedimeve. “Ka ende standarde që Mali i Zi duhet ti përmbushë. Tani kemi Qeveri dhe strukturë të re politike në Mal të Zi që ka filluar të jap rezultatet” tha Varheli në Forumin, “BE takohet me Ballkanin”, i cili po mbahet sot në Sofje.

Varheli theksoi se është në interes vital zgjerimi i Bashkimit Evropian ndërsa përbërja e ardhshme e Komisionit Evropianë do të duhej të ketë anëtarë të ri deri në fund të mandatit. ”Zgjerimi duhet të ndodhë, kjo është e qartë; është në interes vital që zgjerimi të ndodhë sa me parë e ne punojmë që të presim anëtarët e ri të BE-së. Dyert janë të hapura dhe mund të arrijmë reforma të domosdoshme” tha komisioneri në këtë Forum.