23.9 C
Tuzi
Tuesday, April 30, 2024

Komuna e Tuzit shënoi 6 prillin – kryengritjen e Malësisë

Në mbrëmjen e 6 prillit, Komuna e Tuzit shënoi festën e kryengritjes së Malësisë. Mbrëmja akademike u zhvillua në QKI “Malësia” me një program të veçantë.

Fjalën e rastit e mbajti kryetari i komunës Lindon Gjelaj, po ashtu edhe 4 panelistë: Akademik Prof. Dr Frashër Demaj (historian); Akademik Prof.Dr Anton K. Berishaj (sociolog); Prof. Dr. Teki Kurti (historian) dhe Mark Junçaj,prof (historian).

Përveç kësaj, ekspozita e fotografive të muzeut kombëtar “Marubi”- Shkodër, u bë theks i mbrëmjes, veçanërisht për fotografitë e Dedë Gjon Lulit.

Në fund, të pranishmit patën mundësi të bashkëndanin mendimet në koktejin e përgatitur për ta.

Lajmet e fundit
Related news