23.9 C
Tuzi
Saturday, May 11, 2024

UNSH uron pavarësinë e Kosovës

Me rastin e 17 shkurtit , Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës , Unioni Nacional Shqiptar (UNSH) u përcjellë urimet më të përzemërta e më të ngrohta vëllazërore të gjitha institucioneve të saj , Ambasadës së saj në Podgoricë dhe të gjithë qytetarëve të saj .

    Në ditën e fitores më të madhe të shqiptarëve në historinë e tyre më të re , me krenari kujtojmë rezistencën paqësore të shqiptarëve të Kosovës , në krye me Presidentin Historik , Dr. Ibrahim Rugovën , pastaj rezistencën e armatosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) , në krye me Komandantin Legjendar , Adem Jasharin , si dhe ndihmën e paharrueshme të miqëve tanë ndërkombëtarë , sidomos të amerikanëve , për të gjunjëzuar njëherë e përgjithmonë regjimin kriminel të Sllobodan Millosheviqit dhe politikat shovene të serbomëdhenjëve . 

    Le të vazhdojë ndërtimi i shtetit të Kosovës me mjete demokratike e në bashkëpunim të domosdoshëm me aleatët tanë perëndimorë !

    God bless Kosova !

Lajmet e fundit
Related news