Zëvëndëskryeministri i Malit të Zi për Politikë Ekonomike, Nik Gjeloshaj, do të marrë pjesë në ceremoninë e Ditës së Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt në Prishtinë.
Siç shkruhet në dokumentin e publikuar në ueb faqen e Qeverisë, ceremonia organizohet nën kujdesin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.