Dje në Ulqin është arritur marrëveshja për formimin e koalicionit të ri për të qeverisur me këtë komunë, i cili do të ketë mandat deri në zgjedhjet e rregullta në fillim të vitit 2026.
Marrëveshja është nënshkruar nga kryetari i Partisë Demokratike Fatmir Gjeka, kryetari i Forcës Genci Nimanbegu, kryetari i Këshillit komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve Arian Lamoviq, kryetari i Këshillit komunal të socialdemokratëve Qazim Hoxhiq, kryetari i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi Saubih Mehmeti, kryetar i Këshillit komunal të Partisë Socialdemokrate Naser Resulbegoviq dhe kryetari i Këshillit komunal të Partisë Boshnjake Muamer Rashçiq, shkruan Ulqini Online. Shumica e re në Kuvendin e Ulqinit do të ketë 21 mandate, nga 33 këshilltarë sa janë gjithsej.
Në opozitë, përveç Unionit Demokratik të Shqiptarëve dhe Demokratëve, do të jenë kolegët e tyre nga Lëvizja Qytetare URA dhe Alternativa Shqiptare.