28.9 C
Tuzi
Saturday, July 27, 2024

Deçiqi një fitore larg titullit kampion për të shkruar historinë

Deçiqit i duhet një fitore në dy raundet e fundit për të konfirmuar matematikisht titullin – është epilogu i raundit të 34-të të Ligës së parë të Malit të Zi.

Deçiqi mundi pa problem Jezeron 2:0, ndërsa Buduqnosti u përgjigj njëjtë me fitore ndaj Jedinstvo (2:0), kështu që vendimi për kampionin u shty për dy xhirot e fundit.

Është e qartë se skuadra e Deçiqit e mban fatin në duart e veta, sepse i mjafton edhe një fitore – ndaj Sutjeskës në Nikshiq apo Arsenalit në shtëpi.

Lajmet e fundit
Related news