26.9 C
Tuzi
Tuesday, April 30, 2024

U nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Plavës dhe komunave nga Shqipëria dhe Kosova

Në Plavë u nënshkrua sot një memorandum bashkëpunimi ndërmjet Plavës dhe komunave nga Shqipëria dhe Kosova. 

Me nënshkrimet e tyre, kryetarët e gjashtë komunave vërtetuan fillimin e bashkëpunimit për mbrojtjen dhe ruajtjen e „Bjeshkëve të Nemuna“ dhe pasurive të tjera natyrore të qyteteve në të tre kufijtë. Bëhet fjalë për këto komuna: Plavë, Deçan, Guci, Pejë, Tropojë dhe Junik. 

Lidhja rrugore rajonale, forcimi i ekonomisë dhe bujqësia, është synimi i përbashkët i nënshkruesve të memorandumit, të cilët do të bashkëpunojnë edhe në projekte ndërkufitare me theks të veçantë në kalimet kufitare dhe koordinim më të mirë të policisë kufitare.

Lajmet e fundit
Related news