Zyra për bashkëpunim me diasporë e Komunës së Tuzit, në koordinim me Shoqatën Atdhetare “Malësia e Madhe” nga Michigani, në Sallën e Kuvendit, sot më 05.03.2024, organizoi ndarjen e bursave për studentët nga Malësia.
Sëbashku me këshilltarin e Zyrës për diasporë, Mark Lucgjonaj, i pranishëm ishte edhe kryetari i Shoqatës së lartpërmendur, Nrekë Gjolaj.
Këtë vit, Shoqata “Malësia e Madhe” nga Michigani, në total ndau 21.500$ ku, nga 1000$ përfituan studentët që studiojnë jashtë Malit të Zi, kurse nga 500 $ ata brenda Malit të Zi.
Në emër të kryetarit të Komunës së Tuzit dhe të gjithë studentëve, Lucgjonaj falenderoi Shoqatën “Malësia e Madhe” nga Michigani për kontributin e tyre mbi njëzet vjeçarë si dhe për bashkëpunimin e mirë.