Puna e Qeverisë në njëqind ditët e para është impresive. Mali i Zi është duke dhënë rezultate dhe si i tillë është një model për të gjithë në rajon dhe më gjerë”, tha i dërguari special i Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Trokaz, i cili u takua me kryeministrin, Millojko Spajiq.
Në takim u vlerësua se marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Francës janë në nivelin më të lartë dhe se dialogu dinamik politik do të reflektohet në bashkëpunim më të suksesshëm ekonomik. Në këtë plan, siç u vlerësua, kontribut i fuqishëm do të jetë nënshkrimi i marrëveshjes ndërshtetërore për të cilën është rënë dakord në takimin e kryeministrit Spajiq, me presidentin francez, Emmanuel Macron. Kryeministri i Malit të Zi, e njohu të dërguarin special Trokaz, me aktivitetet në drejtim të Integrimeve evropiane dhe vlerësoi se nëse vazhdon me këtë dinamikë, Qeveria mund të llogarisë në mbylljen e një numri të konsiderueshëm kapitujsh deri në fund të vitit. “Franca e sheh në Malin e Zi një shtysë të fuqishëm për perspektivën evropiane të gjitha vendeve përreth”, tha Trokaz.