17.6 C
Tuzi
Sunday, April 28, 2024

Spajiq: Vizita e parë e Qeverisë së re në Bruksel ishte e suksesshme

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq tha se vizita e parë e Qeverisë së re në Bruksel ishte e suksesshme. Siç ka thënë ai, për herë të parë, pas një kohe të gjatë, flitet për mbylljen e kapitujve me Malin e Zi dhe e ka cilësuar si rezultat të përparimit të madh në kapitujt 23 dhe 24, të sundimit të ligjit. Ai theksoi se në muajt e ardhshëm do të punohet intensivisht në kapitujt e tjerë dhe se rezultatet e para i pret në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.

“Ne shohim optimizëm të madh nga të dy palët. Pas vetëm gjashtë, shtatë mbledhjeve në Mal të Zi, shohim një kulturë të re të dialogut dhe kompromisi që nuk është parë më parë dhe që ka dhënë rezultate”, tha Spajiq dhe theksoi se Qeveria i ka dorëzuar Komisionit 60 reforma. Në pyetjen e gazetarit të Radio televizionit të Malit të Zi nëse do të jetë në gjendje të japin rezultate deri në muajin prill 2024, Spajiq tha se është shumë e mundur

Lajmet e fundit
Related news