Home Kryesore Gjeloshaj: Mali i Zi është vend i sigurt dhe i hapur për investitorët e huaj

Gjeloshaj: Mali i Zi është vend i sigurt dhe i hapur për investitorët e huaj

0
Gjeloshaj: Mali i Zi është vend i sigurt dhe i hapur për investitorët e huaj

Si anëtar i NATO-s dhe nënshkrues i marrëveshjeve CEFTA dhe EFTA, Mali i Zi është një vend i sigurt dhe i hapur për investitorët e huaj, tha zëvendëskryeministri për Politikë ekonomike e Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj.

 Ai në Forumin e Investimeve të Podgoricës, theksoi se Mali i Zi ka sistem tatimor efikas, transparent dhe konkurrues, me sistem bankar të reformuar me trajtim të barabartë si ndaj investitorëve nga vendi ashtu edhe për të huajt. Siç tha ai, Mali i Zi ka euron monedhë zyrtare dhe sistem të liberal të tregtisë së jashtme, gjë që e bën atë destinacion konkurrues dhe tërheqës për investime. Në Forumin ekonomik studentor Gjeloshaj tha se kjo ministri do të punojë në përmirësimin e ambientit të biznesit, me qëllim tërheqjen e investimeve të huaja dhe mbështetjen e sipërmarrësve vendas.