Në Mal të Zi që nga fillimi i censusit janë regjistruar 588.342 persona, 189.079 amvisëri dhe 330.740 banesa, njoftoi drejtori i Drejtorisë për statistika- Monstat, Mirosllav Pejoviq, duke shtuar se në 69 raste është konfirmuar refuzimi i regjistrimit.
Pejoviq, në mbledhjen e Këshillit për mbikëqyrjen e zbatimit të Marrëveshjes për kushtet për mbajtjen e regjistrimit, tha se në bazë të raporteve të komisioneve të regjistrimit nuk ka janë raportuar parregullsi. Sipas tij, dinamika e regjistrimit është e kënaqshme ndërsa në mbi 50 për qind të komunave ka përfunduar regjistrimi, duke shtuar se Monstat-i është i kënaqur me përfundimin e regjistrimit.