Qeveria mbështet nismën e Forumit Shqiptar për hetimin parlamentar të “Fluturimit të shqiponjës”

0
33

Qeveria e konsideron të arsyeshme zhvillimin e një hetimi parlamentar për mbledhjen e informacioneve dhe fakteve lidhur me veprimet e organeve kompetente shtetërore në kuadër të operacionit “Fluturimi i Shqiponjës”, me qëllim të përcaktimit të rrethanave dhe përgjegjësisë eventuale për veprimet ose mosveprimet në këtë rast të vitit 2006.

Kjo thuhet në mendimin e Qeverisë lidhur me propozimin për vendimin për hapjen e hetimit parlamentar dhe formimin e një komisioni anketues për operacionin “Fluturimi i Shqiponjës”, të cilin Kuvendit ia kanë dorëzuar 38 deputetë.

“Duke pasur parasysh se hetimi parlamentar përfaqëson një nga mekanizmat për ushtrimin e mbikëqyrjes parlamentare mbi punën e organeve shtetërore dhe subjekteve të tjera, puna e të cilave mund të jetë objekt i mbikëqyrjes parlamentare, nuk kemi vërejtje ndaj nevojës që, në kuadër të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të Kuvendit, të mblidhen dhe të shqyrtohen informacionet dhe faktet relevante…”, thuhet në mendimin e Qeverisë, të publikuar në faqen e saj zyrtare.