Pas zgjedhjes së Qeverisë së re, Mali i Zi zhbllokoi procesin e anëtarësimit. Edhe pse po ballafaqohet me shumë pengesa, ky shtet tani është rasti më i mirë për BE-në që të rifitojë zgjerimin në Ballkanin Perëndimor, thuhet në një analize të Këshillit Gjerman për Punët e Jashtme.
Autorët e raportit për gjendjen aktuale në Mal të Zi, vlerësojnë se periudha deri në mesin e këtij viti do të jetë vendimtare për përparimin e reformave në Podgoricë dhe pritet përgjigje adekuate nga Brukseli. Në dokumentin e Këshillit gjerman, thuhet po ashtu, se Bashkimi Evropian duhet të menaxhojë pritshmëritë e larta në Mal të Zi.