14.4 C
Tuzi
Saturday, April 27, 2024

U nënshkrua kontrata mes Komunës së Tuzit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë

Në Ambasadën e Republikës së Bullgarisë u nënshkrua kontrata mes Komunës së Tuzit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë. Kjo marrëveshje shënon një hap të rëndësishëm në përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Malit të Zi dhe Bullgarisë.


Projekti “Mini Smart Parks” synon përmirësimin e hapësirave publike në Komunën e Tuzit përmes vendosjes së stolave solare në tri lokacione kyçe: në Sheshin e Ri, në qendër të Komunës së Tuzit dhe afër ndërtesës së Komunës së Tuzit.


Komuna e Tuzit do të fitojë stolat solare që do t’u mundësojnë qytetarëve të pushojnë dhe të karikojnë pajisjet e tyre me ndihmën e energjisë diellore.
Mjetet nga ky grant do të përdoren për blerjen dhe instalimin e stolave diellorë.


Komuna e Tuzit falënderon Ambasadën e Bullgarisë për mbështetjen e këtij projekti dhe pret hapa të ardhshëm drejt përmirësimit të infrastrukturës dhe cilësisë së jetës së qytetarëve.

KOMUNA E TUZIT!

Lajmet e fundit
Related news