Skuadra e Deçiqit mposhti sot Mlladostin 2:0 me golat e Pjetër Lulgjuraj dhe Bojan Matiq, kështu që pesë xhiro para përfundimit të kampionatit, kanë tri pikë më shumë se Buduqnosti, i cili humbi në Berane nga Jezero 3:1.
Deçiqi kaloi në epërsi ndaj Mlladostit në minutën e 49-të me një goditje me kokë të Pjeter Lulgjuraj pas goditjes nga këndi, ndërsa Bojan Matiq shënoi për 2:0 në minutën e 78-të pas goditjes së lirë të Oliver Sharkiq.
Sa i përket luftës për titull, gjithçka do të jetë shumë më e qartë pas xhiros së ardhshme, kur tandemi kryesor do të përballet me dy sfida të vështira – Deçiq do të presë Mornarin, ndërsa Buduqnosti në derbi do të presë Sutjeskën.