Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, me rastin e votimit të marrëveshjes midis Malit të Zi dhe Emirateve të Bashkuara Arabe deklaroi se është i bindur se jo vetëm presidenti, Jakov Millatoviq dhe autoritetet më të larta shtetërore, por edhe institucionet ndërkombëtare e evropiane, do të qëndrojnë në anën e ligjit, në anën e qytetarëve, me qëllim mbrojtjen e lirisë, të drejtës së pronës dhe trashëgimisë së përbashkët.
Ai tha se do të vazhdojnë të qëndrojnë me vendosmëri, dinjitet dhe besim në të drejtën e tyre. “Historia ka treguar se kur jemi të bashkuar, kemi arritur të mbrojmë atë që është e jona. Njëjtë do të jetë edhe kësaj here”, tha Nimanbegu.