27.9 C
Tuzi
Thursday, July 17, 2025

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Malit të Zi dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushën e reformës së administratës publike

Mali i Zi dhe Republika e Maqedonisë së Veriut, dy vende mike që kultivojnë marrëdhënie bilaterale të mira dhe tradicionale prej vitesh, sot kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit në fushën e reformës së administratës publike.

Memorandumin e kanë nënshkruar ministri i Administratës Publike të Malit të Zi, z. mr Marash Dukaj, dhe ministri i Administratës Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Goran Minçev.

“Ky Memorandum është dëshmi se po ndërmarrim çdo veprim, si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar, që administrata publike të integrojë në mënyrë efikase risitë në proceset e saj dhe të mos jetë më një sfidë, por një udhëheqëse e të gjitha ndryshimeve shoqërore. Së bashku mund të punojmë më mirë dhe të arrijmë më shumë”, theksoi me këtë rast ministri Dukaj.

Lajmet e fundit
Related news